Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin e Ishujve Kermadec pranë Zelandës së Re, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS).
Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash dhe USGS fillimisht raportoi një magnitudë 7.3, por më vonë u korrigjua në 7.1, raporton Reuters.
Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësorin amerikan njoftoi se kërcënimi i cunamit ka kaluar në zonën përreth ishullit Kermadec, transmeton Fol Drejt.