Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në provincën jugore të Turqisë Adana, njoftoi Zyra e vendit për Eliminimin e Pasojave të Fatkeqësive Natyrore (AFAD).
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej rreth shtatë kilometrash.
Në fillim të kësaj jave, një tërmet me magnitudë 4.3 goditi provincën Adiyaman, transmeton Fol Drejt.