Tërmete të përsëritura me magnitudë mbi 5 ballë të shkallës Rihter tronditën Filipinet të martën, shkruan Anadolu Agency, përcjeLL Fol Drejt.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së, një tërmet me magnitudë 6 goditi kombin e Azisë Juglindore pasditen e sotme.
Lëkundjet e forta u ndjenë rreth orës 14:00 (06:00 GMT), në provincën malore të minierave të arit të Davao de Oro në ishullin Mindanao.
Instituti Filipin i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se magnituda e tërmetit ishte 5.9 i cili u pasua nga një tërmet tjetër me magnitudë 5.6 rreth orës 04:47 pasdite (0847 GMT).
Disa lëkundje të tjera me magnitudë më të ulët janë regjistruar gjatë ditës së sotme, por nuk raportohet për dëme. /FolDrejt/