Disa tërmete të reja u regjistruan në Turqinë qendrore mëngjesin e sotëm, dhe më i forti prej tyre ishte 4.7 të shkallës Rihter, në një thellësi prej pesë kilometrash, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).
Sipas të dhënave nga faqja e internetit EMSC, në orën 10:36 me orën lokale, Turqia qendrore u godit nga një tërmet me magnitudë 4.7 ballë.
Mësohet se epiqendra ka qenë 66 kilometra në veriperëndim të Karamanmaras dhe është regjistruar në një thellësi prej pesë kilometrash. Ajo u pasua nga një më i vogël, me magnitudë 3.3 gradë, në të njëjtin vend në një thellësi prej dy kilometrash.
Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.8 ballë të shkallës Rihter të hënën e kaluar./FolDrejt/