Edhe pse tërmeti tragjik në Shqipëri ka ndodhur në 26 nëntor, ndihmat vijojnë të vijnë nga shtete të ndryshme. Së fundi është Egjipti dhe Bosnja të cilët veçse i kanë dërguar kamionet me ndihma materiale në drejtim të Shqipërisë, informon foldrejt.com.
Ndihmat egjiptiane janë kryesisht nga ana farmaceutike. Në anën tjetër nga Bosnja dhe Hercegovina bëhet me dije se janë dërguar ndihma materiale prej 300 tonësh.