Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi sot ishujt Babuyan në veri të Filipineve, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Tërmeti ishte në një thellësi prej 34 kilometrash, tha USGS.
Agjencia shtetërore sizmologjike e Filipineve tha se priten pasgoditje, por nuk janë raportuar dëme si rezultat i tërmetit, i cili ndodhi nën sipërfaqen e detit, njoftoi Reuters./FolDrejt/