Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot zonën pranë ishullit Tonga, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 212 kilometrash dhe ndodhej 73 kilometra në veriperëndim të qytetit Hihifo, raporton Reuters.
Sistemi Amerikan i Paralajmërimit të Cunamit nuk ka lëshuar një paralajmërim se ekziston një rrezik i tillë./FolDrejt/