Një tërmet me fuqi prej 5 ballë ka goditur sot gadishullin Noto në prefekturën Ishikawa të Japonisë.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Ishikawa në orën 10:31 sipas orës lokale, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Mësohet se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 14 kilometrash dhe nuk ka pasur paralajmërim për cunami pas tërmetit.
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, tha se deri më tani nuk është raportuar asnjë tërmet në të gjithë rajonin, i cili është ndjerë edhe në prefekturat fqinje Niigata dhe Toyama.
Një tërmet me magnitudë prej 5,4 ballë që goditi Ishikawa të dielën u lënduan gjashtë persona./FolDrejt/