Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter goditi sot provincën Stavropol, në jugperëndim të Rusisë, njoftoi departamenti rajonal i Administratës Kryesore të Ministrisë së Situatave të Emergjencave Ruse.
Siç thotë ai, duke iu referuar të dhënave paraprake, nga tërmeti nuk ka pasur të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Tërmeti është regjistruar në rrethin komunal të Predgornit në një thellësi prej 15 kilometrash, thuhet në njoftimin e administratës rajonale, transmeton Fol Drejt.