Një tërmet me magnitudë 6.7 ballëshe, ka goditur brigjet e Nikaraguas, transmeton Fol Drejt.
Sipas Al Jazera-s, autoritetet thonë se nuk ka rrezik për cunami.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) goditja ndodhi në orën 1:42 të mëngjesit me kohën lokale (07:42 GMT) të enjten në një thellësi prej 25.3 km (15.7 milje), me epiqendër rreth 61 km (38 milje) nga rajoni bregdetar i Masachapa.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme, por banorët i thanë transmetuesit lokal La Nueva Radio Ya se lëkundje të forta u ndjenë në kryeqytetin Managua.
Ndërkohë, USGS tha se kishte një gjasë të ulët për viktima dhe dëme nga lëkundjet./FolDerjt/