Një tërmet me magnitudë 5,6 ka ndodhur në provincën Hormuzgan në jug të Iranit.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, tërmeti me magnitudë 5,6 ballë, epiqendra e të cilit ishte në rrethin Bender Çarek të provincës Hormuzgan, është regjistrua në orën 08:07 me orën lokale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Mësohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 22 kilometrash.
Ende nuk është dhënë asnjë deklaratë nëse tërmeti ka shkaktuar viktima ose dëme materiale./FolDrejt/