Në 23 janar 1556 ndodhi një tërmet i jashtëzakonshëm në provincën kineze Shaanxi, gjatë kohës së udhëheqjes së Perandorit Jiajing, shkruan foldrejt.com.
“Mbi 830.000 njerëz mbetën të vdekur, prej të cilëve edhe shumë përfaqësues të lartë qeveritar,” shkruhet në kronikat e kohës. “Në disa vende toka u ça dhe plasën rrjedhat e ujit…”
Në disa vende tjera muret rrethues dhe gjithë shtëpitë u bënë rrafsh me tokën. Tërmetet nuk ndaluan së rreshturi disa ditë me radhë dhe kjo nxori nga shtrati lumin Jang.
Sipas parametrave të sotëm tërmeti në atë kohë ka arritur shkallën 8.25 sipas Rihterit.
Në pjesën ku ishte epiqendra (shif foton me të kuqe), humbën jetën 70 përqind e banorëve. Ky tërmet njihet si tërmeti më i madh në historinë e njerëzimit./Foldrejt.com