Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter goditi sot në mëngjes rrethin lindor të Vrançës në Rumani në orën 1:47 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi Instituti Kombëtar për Kërkime dhe Zhvillim Gjeofizik (INCDFP).
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 88 kilometrash, 83 kilometra në lindje të Brasovit, pra 151 kilometra në veri të Bukureshtit, transmeton Fol Drejt.