Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë ka ndodhur në verilindje të Afganistanit.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) bëri të ditur se tërmeti i mëngjesit të sotëm ka ndodhur në një thellësi prej 103,1 kilometrash, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Njoftohet se epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Curm të provincës Badakhshan, që ndodhet në verilindje të vendit, në kufirin me Kinën dhe Taxhikistanin.
Tërmeti është ndier në rajonet kufitare të Taxhikistanit dhe Pakistanit, veçanërisht në zonat përreth Badakhshan-it.
Drejtori i Kulturës dhe Informacionit në Badakhsan, Muaziddin Ahmadi, tha në një deklaratë për shtypin lokal se nuk kanë marrë ende informacione për viktima ose humbje materiale.
Ndryshe, në qershor, afro 1.200 njerëz humbën jetën në një tërmet me magnitudë 5,9 ballë që goditi provincat lindore.
Vdekjet nga tërmetet në Afganistan janë kryesisht të larta për shkak të mungesës së infrastrukturës në vend, veçanërisht në zonat rurale, dhe ndërtimit të shtëpive nga balta./FolDrejt/