Një tërmet me magnitudë 5,7 ka ndodhur në qytetin Kung të provincës Hormuzgan në jug të Iranit.
Sipas një deklarate me shkrim nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti me magnitudë 5,7 ballë, epiqendra e të cilit ishte në qytetin Kung, është regjistruar në orën 18:47 me kohën lokale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 16 kilometrash.
Nuk dihet ende nëse nga tërmeti ka shkaktuar viktima ose dëme materiale./FolDrejt/