Qindra shtëpi u shkatërruan si pasojë e tërmetit që goditi Afganistanin javën e kaluar.
Një fotoreporter i AA-së regjistroi pamje në rrethin Giyan, në provincën Paktika, e cila është një nga zonat më të goditura nga tërmeti, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në foto shihet se disa ndërtesa janë pjesërisht dhe disa janë shembur tërësisht nga tërmeti i fortë.
Tërmeti me fuqi prej 6.1 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi provincat lindore të Afganistanit të martën mbrëma, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 1.150 persona dhe duke plagosur më shumë se 1.600 të tjerë.
Sipas zyrtarëve talebanë, më shumë se 2.500 shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe qindra u dëmtuan në provincën Paktika. Paktika dhe Khost janë provincat më të goditura afgane, ku disa fshatra janë shkatërruar plotësisht./FolDrejt/