Autoritetet japoneze po vlerësojnë sot dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fortë që goditi ditën e djeshme qendrën e vendit. Një person ka humbur jetën dhe 29 janë plagosur.
Tërmeti u pasua nga më shumë se pesëdhjetë pasgoditje, përcjell Fol Drejt.
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka ndodhur dje në orën 14:42 me orën lokale në prefekturën Ishikawa, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA). Agjencia fillimisht vlerësoi magnitudën e tërmetit në 6.3 ballë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.2 ballë dhe se epiqendra ishte pak larg nga bregu, ndërsa agjencia japoneze tha se epiqendra ishte në tokë të fortë.
Deri sot në mëngjes janë regjistruar të paktën 55 pasgoditje që nga tërmeti fillestar, tha Agjencia, e cila paralajmëroi rrezikun e rrëshqitjeve të dheut në zonën e prekur. Të paktën 29 persona janë lënduar, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Krizave.
Një zyrtar nga qyteti i Suzu, në Ishikawa Ward, qyteti më i goditur, tha se ata po vlerësonin dëmet.
Dy persona të bllokuar në një ndërtesë u shpëtuan dhe rreth pesëdhjetë persona u kujdesën përkohësisht në shkolla dhe bashkinë. Zëdhënësi i qeverisë japoneze tha dje për mediat se një person ka humbur jetën nga tërmeti dhe se janë shembur disa ndërtesa.
Pamjet televizive tregojnë shtëpi prej druri të shkatërruara ose të dëmtuara me xhama të thyer dhe çati të shembur. Qyteti i Suzu ndodhet në gadishullin Noto, i cili u godit nga një tërmet me magnitudë 6.9 në vitin 2007, në të cilin qindra njerëz u plagosën dhe më shumë se 200 ndërtesa u dëmtuan./FolDrejt/