Tërmeti i fuqishëm i së shtunës që shkaktoi dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale ngjalli edhe solidaritetin dhe vullnetin për ndihmë.
Kosova, Italia e Greqia janë shtetet e para që kanë shprehur gatishmëri për ndihmë, por edhe ish komisioneri i zgjerimit Johanes Hahn percolli gjithashtu gatishmërinë e BE-së për ndihmë.
Edhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në një postim në Tëitter, tha se Evropa është gati të ndihmojë në procesin e rindërtimit.
“Në këto orë të vështira, jemi pranë popullit shqiptar. Mendjet tona janë pranë atyre që janë lënduar apo kanë humbur shtëpitë. Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbje dhe rindërtim”- tha David Sassoli.
Ndërsa Hahn, 1ë në Komisionin e ri Europian do të merret me çështjet e Buxhetit dhe të Administratës, tha se “lëndimi i më shumë se 100 personave dhe dëmet në infrastrukturë prej tërmetit të 21 shtatorit ishin diçka serioze”.
Mjaft shqiptarë i kanë kaluar këto dy netë jashtë, të frikësuar nga një përsëritje e lëkundjeve të dhunshme të tokës. Panikun e tyre e kanë ushqyer dhe pas lëkundjet, që vazhduan deri mbrëmjen e së dielës.