Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi të martën se më shumë se 35,000 njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse në historinë moderne të saj.
Teksa është pritet që numri i të vdekurve do të rritet edhe më tej, shumë nga dhjetëra mijëra të mbijetuarit e mbetur të pastrehë po përpiqen të përmbushin nevojat bazë, si gjetja e strehimit nga i ftohti.
Vdekjet e konfirmuara në Turqi i kaluan ato të regjistruara nga tërmeti masiv i Erzincanit në vitin 1939, që vrau rreth 33,000 njerëz.
Erdogan tha se 105,505 u plagosën si rezultat i tërmetit dhe pasgoditjeve të tij të 6 shkurtit, me epiqendër në Kahramanmaras. Pothuajse 3,700 vdekje janë konfirmuar në Sirinë fqinje, duke e çuar numrin e vdekjeve në të dy vendet në mbi 39,000./REL/