Numri i të vdekurve nga tërmeti Turqi-Siri arriti në 24,000 ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë gjatë gjithë kohës për të gjetur të mbijetuarit, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Në Turqi, numri i viktimave është rritur në 20,665, ka thënë Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD).
Ai tha se rreth 93,000 viktima janë evakuuar nga zona e tërmetit në Turqinë jugore dhe se më shumë se 166,000 personelë janë përfshirë në përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës.
Ndërkohë në Siri janë raportuar më shumë se 3500 të vdekur.
Të paktën 870,000 njerëz kishin nevojë urgjente për ushqim në të dy vendet pas tërmetit, i cili ka bërë deri në 5.3 milionë njerëz të pastrehë vetëm në Siri, paralajmëroi OKB./FolDrejt/