Pas zhvillimeve në vend në lidhje me çështjen e targave dhe zhgënjimin e deklaruar nga zyrtarë të SHBA-ve me qeverinë e Kosovës rreth mosshtyrjes së vendimit për targat ka reaguar edhe ish-deputetja Melihate Tërmkolli.
Përmes një postimi në facebook, Tërmkolli ka ironizuar me politikën siç i ka quajtur ajo ‘kreative’ të kryeministrit Kurti që po e lë Kosovën edhe pa targa edhe pa miq.
“Politika “kreative” e Kryeministrit Kurti “as me sheher as me Barilevë” e lë Kosovën edhe pa targa edhe pa miq!” – ka shkruar Tërmkolli në facebook./FolDrejt/