Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA.
“Sot ne nderojmë viktimat e 11 shtatorit. Është një nga ditët më tragjike në historinë e ShBA-së dhe botës. Duke u përballur me sulme raketore çdo ditë, e di mirë se çfarë është terrorizmi dhe sinqerisht simpatizon popullin amerikan”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Ai shtoi se terrorizmi nuk ka vend në botën moderne.
“Terrorizmi është një e keqe që nuk ka vend në botën moderne”, ka shtuar ai.