A po i vjen fundi dominimit gjerman në automobilizëm? Kjo pyetje ka filluar të marrë dendësi prej kohës kur firma amerikane e veturave elektrike Tesla do hap një fabrikë gjigande të prodhimit në Gjermani, kurse sot (e mërkurë) është bërë zyrtare që kjo firmë ka tejkaluar me të ardhura firmën gjermane Volkswagen, informon foldrejt.com.
Në vendin e parë shumë larg të tjerëve ndodhet Toyota japoneze me 230 miliardë euro, kurse në vendin e dytë firma e re Tesla me mbi 100 miliardë euro. Në vendin e tretë ndodhet Volkswagen që deri dje mbante vendin e dytë./Foldrejt.com