Të dhënat e kompanisë Jato Dynamics nga tregjet në mbarë botën tregojnë se Tesla Model Y ishte makina më e shitur në botë në tremujorin e parë të këtij viti.
Në gusht të vitit 2022, CEO i Tesla, Elon Musk, njoftoi gjatë mbledhjes vjetore të aksionerëve se Model Y pret të bëhet automjeti i ri më i shitur në botë në vitin 2023. Edhe pse marka po rritej shumë shpejt, ajo u konsiderua si një objektiv optimist në atë kohë, duke pasur parasysh çmimin e lartë.
Por uljet e fundit të çmimeve dhe zgjerimi mbarëbotëror i Tesla-s po shtojnë kërkesën për Model Y. Ishte makina e tretë më e shitur vitin e kaluar, ku la pas dy emra shumë të njohur: Toyota RAV4 dhe Toyota Corolla. Sipas të dhënave nga 152 tregje, Tesla shiti 747,500 njësi Model Y, që është një rritje prej 91 për qind në krahasim me vitin 2021, shkruan motor1.com, përcjell Fol Drejt.
BREAKING: For the first time ever, the @Tesla Model Y was the best-selling car in the world in Q1 (2023), according to JATO data for 53 markets worldwide.
This would be the first EV to ever achieve this feat.
Source: https://t.co/BVhDIztMHI pic.twitter.com/DRkfyHjul4
— Sawyer Merritt (@SawyerMerritt) May 25, 2023