Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Tesla ka ulur sërish çmimet e dy modeleve të saj më të shtrenjta, që është ulja e pestë e automjeteve të kompanisë këtë vit.
Në fillim të vitit, kompania njoftoi “rregullime” të rëndësishme të çmimeve për të përballuar më lehtë konkurrencën gjithnjë e më të fortë në tregun e makinave elektrike, përcjell Fol Drejt.
Kësaj radhe zbritja më e madhe iu dha modelit X, i cili është nëntë për qind më i lirë, dhe më i vogli tek versioni më i fortë i modelit S, i cili ishte katër për qind më i lirë./FolDrejt/