Tesla po feston edhe më shumë sukses në vitin 2023, pasi kompania njoftoi se fitimet e saj të fundit i kaluan pritshmëritë, duke regjistruar një të ardhur rekord prej 24.32 miliardë dollarësh.
Çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur me rreth 64% këtë vit – duke tejkaluar shumë aksionet e tjera të tregtuara, përcjell Fol Drejt.
CEO dhe aksioneri kryesor, Elon Musk, shiti 39 miliardë dollarë të aksioneve të tij vitin e kaluar për të financuar blerjen dhe menaxhimin e Twitter. Disa aksionarë të Tesla-s thuhet se ishin të pakënaqur që Musk po kalonte kohë duke menaxhuar Twitter-in, sepse ai potencialisht mund të ishte më pak i fokusuar te Tesla si rezultat. Kjo ushtroi presion mbi çmimin e aksionit të Tesla, i cili ra 39.6% në dhjetor.
Duke marrë parasysh që marrëveshja me Twitter u përfundua, dhe rezultatet e Tesla tejkaluan pritshmëritë, dhe fakti që në Kinë numri i dërgesave të Tesla në janar u rrit 18.4% në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, kjo bëri që shumë investitorë të mëdhenj t’i bashkohen kompanisë./FolDrejt/