fbpx
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Testohet me sukses droni luftarak turk Bayraktar Akinci B

Lexoni edhe..

Prodhuesi kryesor turk i mjeteve ajrore pa pilot, Baykar, testoi me sukses të martën një model të ri të dronit luftarak, Bayraktar Akinci B.

“Bayraktar Akinci B takoi qiellin!”, tha Baykar në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

Derisa modeli i mëparshëm, Akinci A, ka 900 kuaj fuqi (hp), modeli i ri i ka 1,500-hp nëpërmjet dy motorëve 750-hp.

Shefi i teknologjisë së Baykar, Selcuk Bayraktar, tha se Akinci B është UAV-ja e armatosur më e fuqishme dhe më e aftë për luftim për sa i përket klasit të tij në botë.

Menaxheri i përgjithshëm Haluk Bayraktar tha se Baykar përfundoi marrëveshjet e eksportit me dy vende.

Pas modelit Akinci B, modeli tjetër Akinci C me 1,900 kuaj fuqi së shpejti pritet të testohet, shtoi ai. /Telegrafi/

 

Të ngjajshme