Tetë anije të Marinës Kineze mbetën në ujërat rreth Tajvanit edhe pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake tre-ditore, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes në Taipei dhe presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen, e cila kritikoi Pekinin për atë që ajo e quajti “sjellje të papërgjegjshme”.
Kina filloi stërvitjet të shtunën, pasi Tsai u kthye në Taipei pas një takimi në Los Anxhelos me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Kevin McCarthy, raporton Reuters.
Edhe pse Pekini tha të hënën në mbrëmje se stërvitjet kishin përfunduar, ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se tetë anije kineze mbetën në ujërat përreth ishullit, por nuk dha detaje të mëtejshme, transmeton Fol Drejt.