Puna e metrosë në Kiev është pezulluar në të gjitha linjat, dhe stacionet e nëntokës po punojnë si strehimore.
Tetë persona u vranë dhe 24 u plagosën në sulmin rus sot në mëngjes në distriktin Shevchenko të Kievit, tha Rostislav Smirnov, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Ai ka deklaruar se gjashtë makina kanë marrë flakë, dhe se më shumë se 15 janë dëmtuar, raporton Interfax Ukraine, përcjell Fol Drejt.