Në mëngjes, në mesditë e në mbrëmje gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për tetë raste të dhunës në familje.
Nga të gjitha rastet 4 nga to kanë të bëjnë me dhunë ndaj bashkëshortes nga burri e në një rast edhe nga burri e kunati.
“Klinë, 15.03.2022 – 14:05. Me 16.03.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se është rrahur nga burri dhe kunati i saj meshkuj kosovar, kjo gjë kishte ndodhur e edhe më herët por viktima nuk ka raportuar rastin. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Prizren 16.03.2022-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ferizaj 16.03.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 16.03.2022 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Në dy rastet e tjera bëhet fjalë për dhunë ndaj prindërve, një rast ndaj të gjithë familjes dhe një rast tjetër ndaj ish-bashkëshortes, për të cilat policia ka theksuar në raport:
“Prishtinë 16.03.2022-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje (me babain) ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -vëllain tij po ashtu i mitur, i cili kishte ndërhyrë për të penguar sulmin ndaj babait të tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Malishevë 16.03.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Pasi që i dyshuari kishte urdhëresë nga Gjykata, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Gjakovë, 16.03.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familjen e tij si dhe ka kanosur dhe ofenduar anëtarët e familjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 16.03.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur me jetë ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Përderisa ka edhe shumë raste të tjera, nga raporti i policisë vërehet një rritje gjithnjë e më tepër e rasteve të dhunës në familje, gjë e cila po shihet si shumë shqetësuese për shoqërinë kosovare./FolDrejt/