Mëlçia është një organ i rëndësishëm në trupin tonë që kryen shumë funksione të ndryshme. Ajo është përgjegjëse për sintezën e shumicës së proteinave që qarkullojnë në gjakun tonë dhe gjithashtu luan një rol kyç në rregullimin e niveleve të sheqerit.
Sipas British Liver Trust, sëmundjet e mëlçisë shpesh kalojnë pa u vënë re, gjë që e bën procesin e trajtimit shumë më të vështirë, përcjell Fol Drejt.
Megjithatë, mjekët pohojnë se ka disa simptoma që mund të tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin e mëlçisë sonë. Këto shenja paralajmëruese përfshijnë si më poshtë:
- lodhje kronike dhe rraskapitje
- humbje e oreksit
- humbje peshe e pashpjegueshme
- dobësi e muskujve
- nauze dhe të vjella
- dhimbje barku
- skuqje në pëllëmbët e dorës
- probleme me gjumin.
Shkaqet e sëmundjeve të mëlçisë mund të jenë të ndryshme, paralajmërojnë mjekët. Shkaktarët më të zakonshëm janë konsumimi i alkoolit, obeziteti, konsumimi i shpeshtë i sasive të tepërta të ushqimeve të yndyrshme ose të skuqura, marrja e medikamenteve të caktuara, pirja e duhanit dhe rritja e ekspozimit ndaj toksinave të caktuara në mjedis./FolDrejt/