Pasi u raportua se një avion i vogël sportiv u zhduk nga radari në Kroaci sot, në mes të Jezeranit dhe Modrushës, ekipet e shpëtimit të Shërbimit Kroat të Shpëtimit Malor (HGSS) kanë dalë në terren, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Kujtojmë se avioni sportiv “Cirrus 20” me markë PHYMC, i cili ishte në një fluturim nga Maribori në Pula, është zhdukur nga radari dhe supozohet se është rrëzuar.
Kakos bëri të ditur nga HGSS se ekipet e para tashmë kanë mbërritur në fushë dhe një pjesë e zonës është kontrolluar.
“Aktualisht jemi duke kërkuar terrenin me ndihmën e fuqisë punëtore dhe sistemeve pa pilot, si dhe po mbledhim informacione nga vendasit. Zona e kërkimit është e kufizuar sepse një pjesë e terrenit është zonë e dyshuar për mina. Pritet që një helikopter i Ministria e Mbrojtjes nga Zagrebi do të niset në këtë moment, në të cilën katër pjesëtarë të HGSS do të kontrollojnë zonën nga ajri”, thanë përfaqësuesit e HGSS.
Aktualisht në terren janë 80 persona, nga të cilët 50 janë anëtarë të HGSS. /FolDrejt/