Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani, ku një tetëvjeçar vodhi makinën e prindërve të tij për një shëtitje në autostradë ku lejohet 140 km/h, shkruan foldrejt.com.
Fëmija u gjet në autostradën A44, të mërkurën herët në mëmgjes duke shkuar drejt qytetit të Dortmundit.
Ai kishte vendosur dritat e paralajmërimit të rrezikut dhe kishte vendosur një trekëndësh
paralajmërues pas makinës.
Pasi u gjet, policia tha që djali u tha atyre: “Unë thjesht doja të vozisja pak”, para se djaloshi të fillonte të qajë./Foldrejt.com