Ngjashëm do të jetë edhe gjatë ditës së sotme ku moti në ditën e parë të muajit tetor parashikohet shumë i ngrohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 11 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 26 deri në 28 gradë celsius.
Ndryshe, moti pritet të ndryshojë nga e enjtja ku priten rënie e ndejshme e temperaturave dhe reshje shiu.