Politika në Gjermani diskuton për konsekuenca nga numri i rritjes së infektimeve me Covid19, në shumë shtete fqinje të Gjermanisë situata ka dalë jashtë kontrollit. Në Greqi vetëm të mërkurën janë raportuar 436 raste të reja. Thjesht, shumica mendojnë se veç kemi arritur në valën e dytë të Covid19, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media gjermane SPIEGEL dhe media greke Kathimerini. Në Poloni ka dyfish më shumë infeksione sesa javën e parë të tetorit, kurse raste alarmante paraqiten edhe në Belgjikë, Çeki, Andorrë, Hollandë.
Java e dytë e tetorit në Europë ka një rritje prej 34 përqind, duke raportuar 700 mijë infeksione të reja. Me fjalë tjera, një e treta e infeksioneve të reja janë nga BE.
Duhet të përmendim se situata më e mirë në Europë paraqitet në Suedi, ku ka vetëm 19 infektime për 100 mijë banorë. Për krahasim, në vendet e lartëpërmendura kjo shifër është trefish më e lartë./Foldrejt.com