Në Tetovë tashmë ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike. Në sheshin “Iliria” ka qindra protestues të cilët kërkojnë anulimin e vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës për shtrenjtimin e rrymës, uljen e çmimit për 46 për qind, Tatim të Vlerës së Shtuar më të ulët dhe shpërbërjen e Komisionit.