Zëri i Amerikës sot ka njoftuar më herët se një takim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është duke ndodhur në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.
Për këtë takim nuk është njoftuar qeveria e Kosovës, sipas zëvndës kryeministrit, Haki Abazi.
Thaçi pak minuta me parë, në një postim në llogarinë e tij twitter, ka deklaruar së është takuar me presidentin serb Aleksander Vuqiq.
“Sapo përfunduam takimin me presidentin serb Vuqiq në Shtëpinë e Bardhë me ftesen e Richard Grenell dhe Robert C. O’Brien. Kosova është falenderuese për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne jemi të perkushtuar që të punojmë së bashku për arritjen e një marreveshje finale me njohje reciproke”, deklaroj Thaçi duke pranuar kështu takimin e tij me Vuqiq, shkruan Foldrejt.com