Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka denoncuar sulmet ndaj forcave ushtarake të Turqisë, brenda territorit të Sirisë.
Thaçi ka thënë se “Kosova rreshtohet me aleatët e saj të NATO’s në dënimin e sulmeve ajrore ndaj ushtarëve turq pranë Idlibit, nga regjimi sirian dhe nga Rusia”.
“Ne i bëjmë thirrje Sirisë dhe Rusisë që t’i ndalin menjëherë sulmet, dhe të lejojnë qasjen humanitare në zonë”, është shprehur Thaçi, në rrjetin social Twitter.
Për mesazhin e tij, Thaçi e ka njoftuar edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg.