Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar Luan Haradinajn me rastin e 23-vjetorit të rënies heroike.
Thaçi e ka vlerësuar lart kontributin e Luanit, duke e cilësuar si njërin prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot u bënë 23 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Luan Haradinaj, një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luani ishte njeri i shëmbëlltyrës, dinjitetit, virtytit dhe krenarisë kombëtare. Ishte fjalë pak dhe trim i rrallë. Kështu e kam njohur dhe kështu përgjithmonë do ta kujtoj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.