Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është gëzuar lirimit nga burgu të gjeneralit, Sylejman Selimi.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se tani që Selimi është në liri, Kosova është më e sigurt.
“Me heroin e gjallë, gjeneralin Sylejman Selimi në liri, Kosova është më e mirë dhe më e sigurt”, ka shkruar Thaçi në Facebook.