Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 21 vjetorin e rënies, dëshmorin Jakup Agushi e ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Ai ka thënë se nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd.
“Nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd. Para 21 vjetësh, në mëngjesin e 30 qershorit 1998, jetën e dha edhe dëshmori Jakup Agushi, të cilin në këtë përvjetor e dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës”. Dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë!”, ka shkruar Thaçi.