Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Ish presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi raportohet të ketë mbërritur në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur portali Indeks Online, ndërsa ka shkruar se arsyeja e ardhjes së tij ka të bëjë me shëndetin e nënës së tij, e cila raportohet të ketë pasur probleme shëndetësore.
Kësisoj, kjo është ardhja e parë e Thaçit në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzës në nëntor të vitit 2020.
Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj tij dhe krerëve të UÇK-së po vijon në Hagë./FolDrejt/