Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar se babai i tij i ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë.
Këtë Thaçi e kishte bërë nëpërmjet një bisede telefonike që e zhvilloi me prindërit e tij.
“Në luftë, në paqe e në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshen e gjyshin dhe ua uroi të gjithëve 14 vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin”.
Ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës që nga 5 nëntori i vitit 2020-të po qëndron në Hagë ku po gjykohet për krime të luftës.