Në 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, presidenti Hashim Thaçi ka shkuar te varri i tij për nderime. Ai e ka cilësuar paraardhësin e tij si njeri të dialogut, negociatave, të marrëveshjeve të brendshme dhe me rol unifikues.
“Sot shënojmë 13-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, një prej arkitektëve të pluralizmit politik në Kosovë, njeriut të dialogut, të negociatave, të marrëveshjeve të brendshme por edhe në rrafshin ndërkombëtar, të angazhimeve unifikuese, të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës prandaj sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore, si president i vendit dhe si bashkëpunëtor i tij”, ka thënë Thaçi./Foldrejt.com