Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Këshillin e Sigurisë, po mban konferencë për media
Ai tha se Kosova nuk është vend i izoluar është e përfshirë nga COVID-19 që paraqet shqetësin për botën dhe poashtu Kosovën. Deri më tani janë 19 raste.
Presidenti falenderoi mjekët infermierët për punën e pakursyer.
“Falenderoi policinë, ushtarët e FSK dhe gjithë njerëzit e angazhuar. Për të gjithë ne mbi të gjitba është shëndeti. Këtë të keqe mund ta tejkalojmë bashkërisht. Dëshrioj të shpreh vlerësimin për bartësit e insititucioneve për gjithë këtë situatë. Është një realitet i hidhur pa dashur të nxis panik të thërras për kujdes. Ta ndihmojmë dhe ruajmë njëri tjetrin. Jemi në një rrethanë të papërjetuar më parë dhe duhet të marrim përgjegjësi ligjore.
Ne ballafaqohemi me një virus vdekjeprurës, prandja duhe ttë mobilizohemi të gjithë. Duke respektuar kushtetutnë dhe ligjet unë sot kam thirrur për takim në një konsultë Këshillin e Sigurisë. Pas kërkesës kemi biseduar me kryeminstrin dhe sigurinë e këshillit për marrjen e masave që të mos kemi më raste të tilla
Pas konsultave me kryeministrin dhe këshillit të sigurinë të gjithë të jemi në krye të përgjegjësive tona. Sonte nuk kam menduar se do të vijë ky moment, që të detyrohemi të propozojmë duke respektuar kushtetuën në mbështetje të nenit 84 dhe 1/3, 1 të Kushtetuës neni 11 dhe ligji 06 do ti propozoj kuvendit dektretin për gjendjën e jashtëzakonshme në Kosovë që përfshinë mobilizimin e FSK në gjithë territorin e Republikës.
Ky dekret po ndodh për shkak të përhapjes së coronavirusit.
Masat në këtë dekret do të informohen qytetarët gjatë ditës së nesërmë për aprovim,” tha Thaçi./Foldrejt.com