Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falenderuar Turqinë, e cila në këto kohë të vështira i ka dërguar një pako me ndihma mjekësore.
“Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dal në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku. HTH,” shkruan Thaçi në statusin e tij në Facebook./Foldrejt.com