Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka falënderuar pjesëtarët e uniformuar dhe ata civilë për angazhimin e vazhdueshëm për sigurinë e qytetarëve të vendit tonë.
“Faleminderit afër 10 mijë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të uniformuar dhe civilë, për punën dhe angazhimin e tyre në këto 21 vjet”, ka shkruar i pari i vendit në Facebook.
21 vjet pas themelimit, Policia e Kosovës numëron rreth 10 mijë pjesëtarë dhe është njëra ndër institucionet policore me bilancin më të suksesshëm në rajon.