Në Spanjë, një nga vendet e prekura nga thatësira afatgjate në Evropë, ulja e nivelit të ujit në diga dhe pellgje nxori në dritë objekte historike në disa vende.
Pas qytetit Aceredos, i cili u zhyt nga ujërat e digës në lumin Limia në rajonin Galicia në veriperëndim të vendit, dhe zbuloi një kamp të lashtë ushtarak nga periudha e Perandorisë Romake, në qytetin Sant Roma de Sau në rajonin e Katalonjës, pasi ranë ujërat e një pellgu, u shfaq një manastir historik, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ndërsa vetëm një pjesë e kullës së kishës kishte mbetur mbi ujë në 50 vitet e fundit, i gjithë manastiri tashmë është qartë i dukshëm me varrezat pranë tij, ku edhe turistët tregojnë interes të madh për këtë risi, e cila befason banorët e rajonit.
Më në fund, pasi një person që endej rreth digës në fundjavë pa një pjesë të strukturës romake në sipërfaqen e ujit, autoritetet filluan punën.
Duke folur për AA, një turiste spanjolle në rajon, Meritxell Roca tha: “Ne bëjmë xhiro dhe kalojmë me motoçikletë çdo vit, por këtë vit ka një pamje të jashtëzakonshme pasi ujërat tërhiqen dhe strukturat e vjetra dalin sërish në dritë. Është hera e dytë brenda 50 viteve që jam dëshmitare e një gjëje të tillë. Më kujtohet një imazh i ngjashëm si fëmijë. Normalisht dukej vetëm pjesa e sipërme e kishës, tani duket e tëra me varrezat”.
Joseph Casals tha se ishte i vetëdijshëm për problemin e thatësirës, por theksoi se strukturat e lashta që u shfaqën kur ujërat u tërhoqën ishin “mjaft interesante dhe mbresëlënëse”.
Kryebashkiaku i Vilanova de Sau, Joan Riera kundërshton “turizmin e thatësirës” të përdorur në disa prej strukturave antike që u shfaqën si rezultat i thatësirës në Spanjë, duke thënë: “Ardhja e turistëve nuk është asgjë për të festuar dhe për t’u kthyer në një mundësi, sepse është rezultat i një fatkeqësie natyrore që ka prekur rëndë rajonin tonë”. Riera solli kufizime në hyrjet në zonën e digës.
– Problemi i thatësirës është në rritje në Spanjë
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të Ministrisë së Tranzicionit Ekologjik, në fund të gushtit, 38,5 për qind e sipërfaqes së vendit filloi të përballet me një problem afatgjatë thatësire.
Ministria theksoi se kjo normë në fund të korrikut ishte 36,5 për qind.
anë shumë të rëndësishme për bujqësinë dhe blegtorinë në Spanjë, është në 30 për qind, niveli më i ulët i regjistruar që nga viti 1995.
– Thatësira pritet të vazhdojë edhe në vjeshtë
Në një deklaratë për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë Spanjolle (AEMET) paralajmëroi se vjeshta, e cila do të fillojë më 23 shtator, do të jetë e nxehtë dhe e thatë mbi normat sezonale.
Zëdhënësi i AEMET, Ruben Del Campo deklaroi se Spanja ka lënë pas verën më të nxehtë të 61 viteve të fundit dhe se në vjeshtë temperaturat do të jenë mbi normalet sezonale dhe priten më pak reshje./FolDrejt/