Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e zhytur në një lumë italian është zbuluar për shkak të thatësirës ekstreme.
Moti i nxehtë dhe nivelet e ulëta të reshjeve kanë shtuar mungesën e ujit në veri të Italisë dhe kanë rritur frikën për efektet e ndryshimeve klimatike.
Rreth 3,000 banorë aty pranë thuhet se u evakuuan në mënyrë që ekspertët e asgjësimit të bombave të mund të kryenin me siguri një shpërthim të kontrolluar të dielën, shkruan BBC.
Po është lumi më i gjatë i Italisë, që rrjedh nga Alpet jugperëndimore deri në detin Adriatik, por imazhet satelitore të këtij viti tregojnë zona të zgjeruara të shtratit të lumit të tharë si rezultat i thatësirës ekstreme.
Zyrtarët italianë shpallën gjendjen e jashtëzakonshme muajin e kaluar për zonat përreth lumit Po, e cila ujit rreth një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit./tch/