Niveli u ujit në lumin Khabur në Duhok të Irakut ka rënë për 40 për qind në dy vitet e fundit për shkak të thatësirës.
Menaxhuesi i Ujësjellësit të Qarkut Zakho, Selman Sindi për AA tha se në gusht të vitit 2020 dhe 2021, uji i lumit Khabur ishte 56 centimetra, por tani ka rënë në 34 centimetra, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Për shkak të thatësirës në dy vitet e fundit, niveli i ujit në lumin Khabur ka rënë me 40 për qind në Zakho”, tha Sindi duke shtuar se për këtë arsye, një nga digat e planifikuara nga administrata rajonale kurde irakiane (KRG) do të funksionojë në fshatin Barholi të rrethit Batifa në Zakho.
Sindi thekson se kjo digë do të veprojë si kontrollues që niveli i ujit të lumit Khabur të mos bie.
Duke kujtuar se nga këtu furnizohet edhe uji i pijshëm i Zakhos, Sindi tha se: “Rënia e nivelit të ujit në lumë ndikon edhe në ujin e pijshëm. Me ndërtimin e kësaj dige do të zhduket një problem i tillë”.
Lumi Khabur 160 kilometra i gjatë kalon nëpër 47 fshatra brenda kufijve të Zakhos dhe derdhet në lumin Tigër./FolDrejt/